Pyetjet kryesore
  • Pyetjet kryesore
  • Të përgjithshme
  • Regjistrimi & Hyrja
  • Ftesa
  • Profili & Fotot
  • Zbulo
  • Kërko
  • Bisedë
  • Twoo Premium
  • Twoo Premium VIP
  • Kredite
  • Cookies
  • Parametrat
  • Siguria & Abuzimet
  • Aplikacionet & Faqe celulari
  • Na kontakto

Pyetjet kryesore

Ja një listë me pyetjet kryesore që marrim nga përdoruesit që sapo hyjnë në Twoo.

  • Cili është ndryshimi mes fotove të profilit, fotove private dhe publike?

    Një foto profili duhet të tregojë dukshëm dhe qartë fytyrën tuaj.
    Në dosjen publike mund të shtoni të gjitha fotot që doni të ndani, përveç atyre që përmbajnë lakuriqësi (vithe lakuriq, gjoks të pambuluar...)
    Fotografitë që përmbajnë lakuriqësi ose që janë tepër erotike futen në dosjen e fotove private. Lakuriqësia e dukshme (organe gjenitale, anus...) apo porn nuk lejohen asgjëkund në Twoo.
    Moderatorët tanë mund t'i spostojnë fotot nga njëra dosje tek tjetra kur është e nevojshme apo do t'i bllokojnë kur nuk respektohen Kushtet e Përdorimit.

  • Si të dërgoj një mesazh ndaj dikujt?

    Vizito profilin e personit që dëshiron të kontaktosh. Shko tek Bisede dhe shkruaj atë do t'i thuash në kuti. Shijoje bisedën në Twoo !

  • Si ta ndryshoj sasinë e e-maileve njoftuese që marr?

    Njoftime me postë janë emaile të dërguara tek adresa juaj e emailit për t'ju njoftuar kur keni një vizitor të ri, një mesazh të ri, një kombinim të ri... Ju mund të zgjidhni nqs doni ti pranoni ata ose jo. Varet vetëm nga ju, por mbani mend: nqs një kombinim të viziton profilin, ti mbase do doje ta merrje vesh menjëherë, apo jo?br]Ju mund ti ndryshoni kur të doni opsionet e njoftimit me email tek Settings. Shtypni Edit ngjitur me 'Parametrat e E-maileve' dhe zgjidhni parametrat tuaja të preferuara për njoftimet. Mos harroni të ruani ndryshimet në fund!

  • Si të bllokoj përdorues?

    Në të gjitha profilet e të gjitha mesazhet, ju do të gjeni opsionin 'Blloko' nqs shtypni tre pikat djathtas lart. Anëtarët e bllokuar nuk munden t'ju kontaktojnë ose t'ju vizitojnë. Ju nuk do ti shihni më tek Zbulimi ose në rezultatet e kërkimit.
    Ju mundeni gjithashtu të raportoni abuzimet duke shtypur 'Raporto abuzim' në profilin e personit ose në private message të tij/saj.

  • Si mund të shfaqem më shpesh tek Kërkimi?

    Në Krye të kërkimit ju vendos në krye të rezultateve të kërkimit për 24 orë. Ata që po përdorin në Krye të kërkimit dallojnë nga ikona me kurorë vjollcë në cepin e majtë lart të fotos së tyre të profilit. Njerëzit që përdorin Kreun e kërkimit, marrin mesatarisht dyfishin e pëlqimeve, 3 herë më shumë vizitorë dhe dyfishin e mesazheve të një përdoruesi që nuk e përdor. Mund ta vini veten në Krye të kërkimit nga faqja Promovo ose duke përdorur butonin në krye të Kërkimit.

  • Kam haruar fjalëkalimin, Çfarë të bëj?

    Shtyp tek linku 'Ke harruar fjalëkalimin?' në faqen e hyrjes dhe ndiq instruksionet.

  • Çfarë është Twoo?

    Twoo është mënyra më argëtuese për të njohur njerëz në zonën tuaj.

    Qejf
    Të njohësh njerëz të rinj nuk duhet të jetë fare e vështirë. Twoo do të thotë biseda, kërkim, ndarje fotosh ose lojëra prezantuese. Kështu nuk do të ndiheni kurrë vetëm.



    Bisedë
    Gjëja e parë që do të bësh kur sheh një profil të lezetshëm, është të fillosh të bisedosh, apo jo? Ne ju premtojmë shumë njerëz që mezi po presin të bisedojnë.



    Me njerëz të vërtetë
    Në Twoo nuk ka profile false. Ju mund të ndiheni të sigurt dhe të bëni sa më shumë qejf!



    Zgjidh e merr
    Pra çfarë do të bësh? Po kërkon një buzëqeshje? Një të qeshur të mirë? Mbase një dozë energjie poztive? Një mik të mirë? Po një të dashur? Zgjidh e merr!

  • Si ta fshij profilin tim?

    Je i sigurt që do të na lësh? Do të na marrë malli shumë!

    Nëse je i sigurt se do ta fshish profilin, të lutem shko tek Parametrat dhe zgjidh Modifiko në seksionin e Profilit. Pastaj zgjidh 'Fshi profilin' dhe ndiq instruksionet.