Kushtet e përdorimit

Përmbledhje
  1. Twoo është një platformë, shumica e përmbajtjes të së cilës mbushet nga anëtarët.
  2. Ju jeni përgjegjës për të gjitha kredencialet e hyrjes dhe përmbajtjet që postoni. Nuk ju lejohet të postoni përmbajtje të paligjshme ose keqbërëse.
  3. Edhe pse Twoo mund të shfaqë në mënyrë sporadike përmbajtje të postuar nga anëtarët, Twoo nuk është përgjegjëse për postimet e përdoruesve.
  4. Ju pranoni që të merrni njoftime apo postë elektronike mbi aktivitetin e profilit tuaj. Ju mund të vendosni se çfarë njoftimesh t'ju vijnë nëpërmjet Parametrave kurdoherë.
  5. Mospajtimi mund të çojë në mbyllje ose pezullim, pa paralajmërim.
  6. Përgjegjësitë e Twoo janë tejet të kufizuara.
Miratim

Faqja Twoo.com dhe aplikacionet e shkarkueshme Twoo ("Faqja") zotërohen nga Massive Media Match NV, një kompani e regjistruar në Gent të Belgjikës, me numër kompanie 0537.240.636 (që prej këtej me referencën "Twoo" ose "ne") dhe si person fizik në Mberetërinë e Bashkuar me emrin Massive Media UK Ltd, regjistruar në Angli dhe Uells me numrin 7803762, në adresën vijuese: Westwood House, Annie Med Lane, South Cave HU13 0HX

Duke përdorur faqen, ju bini dakort me këto kushte përdorimi ("Kushtet e Përdorimit"). Në rast se nuk pajtoheni me Kushtet e Përdorimit, ju lutem të mos e përdorni këtë faqe.

Ju duhet të familjarizoheni me detajet e Deklaratës së Privatësisë dhe të Kodit të Sjelljes. Këto Kushte Përdorimi, së bashku me Deklaratën e Privatësisë dhe Kodin e Sjelljes përbëjnë të gjithë marrëveshjen mes jush dhe Twoo ("Marrëveshja").

Faqja - përdorimi dhe hyrja

Shërbimet e ofruara nga Twoo janë vetëm për të rritur. Duhet të jeni të paktën 18 vjeç që të përdorësh këtë faqe. Kur legjislacioni në fuqi parashikon që duhet të jesh më shumë se 18 vjeç për të përdorur faqe të tilla, atëherë mosha minimale e përdoruesit duhet të jetë sipas përcaktimit ligjor.

Ju duhet të vendosni informacion të saktë, të detajuar dhe të vërtetë, që nuk le vend për keqkuptime dhe që e përditësoni në rast ndryshimesh. Ju deklaroni që informacioni i dhënë nuk shkel asnjë të drejtë të palëve të treta.

Anëtarësimi

Ju mund të përdorni shërbimet tona dhe të bëheni anëtar i faqes duke krijuar një profil në këtë faqe. Asnjë person nuk mund të regjistrohet më shumë se njëherë, as kur përdor tjetër emër. Anëtarësimi është personal për çdo anëtar dhe nuk mund t'i dorëzohet apo transferohet një pale të tretë.

Twoo ka të drejtën të refuzojë çdo kërkesë për anëtarësim. Anëtarësimi juaj fillon vetëm në çastin kur merrni e-mailin e konfirmimit nga Twoo.

Për të përftuar të gjitha shërbimet tona, ju mund të aktivizoni profilin Premium profilin, për të cilin paguani një tarifë anëtarësimi.

Mbyllja dhe pezullimi

Ju mund t'i jepni fund anëtarësimit tuaj në Twoo në çdo kohë nëpërmjet Parametrave.

Kur mbyllja nuk bëhet as nga ju e as nga ne, ju jepet e drejta të kërkoni dëmshpërblim.

Twoo mund ta mbyllë ose pezullojë anëtarësimin tuaj sa herë që (paraqitet rreziku që të) shkelni këto Kushte Përdorimi. Një mbyllje apo pezullim i tillë mund të ndodhë pa paralajmërim, edhe pse më pas do t'ju njoftojmë nëpërmjet e-mailit. Në vijim të kësaj mbylljeje apo pezullimi ju nuk mund të provoni më të regjistroheni si anëtar ose të përdorni shërbimet tona, përveçse në rastet kur merrni njoftim nga ana jonë, që pezullimi është anulluar.

Ju e njihni dhe e pranoni që në rastin e mbylljes së anëtarësimit tuaj, për çfarëdo arsye, përmbajtjet që keni ngarkuar në faqe, të fshihen (pjesërisht) e me maturi nga Twoo.

Detyrimet për anëtarët

Çdo përdorim i faqes duhet të shkojë në përputhje me ligjet në fuqi. Ju nuk mund ta përdorni faqen, kur ligjet në fuqi nuk jua lejojnë këtë.

Në rastin e kryerjes së sulmit kriminal nga një anëtar, Twoo mund t'i transferojë të dhënat personale të atij personi autoriteteve kompetente, sipas nevojës dhe pa njoftim paraprak ndaj personit në fjalë. Më shumë informacion rreth mënyrës se si i trajtojmë të dhënat tuaja personal do të gjeni tek Deklarata e Privatësisë.

Ju nuk mund ta përdorni faqen për të shitur të mira materiale apo shërbime, ose për të shpërndarë materiale promocionale,pa marrë paraprakisht lejen përkatëse të Twoo.

Ju duhet t'i bindeni Kodit të Sjelljes kur përdorni faqen.

Përmbajtje postuar nga anëtarët

Twoo është një vend ku ju mund të njiheni me njerëz të rinj, të bisedoni me ta dhe të ndani fotografi. Ruajtja e sigurisë dhe atmosferës miqësore së Twoo është në të mirën tuaj dhe tonën.

Ju jeni përgjegjës për të gjitha tekstet, fotot dhe informacione të tjera që postoni në Twoo.

Në veçanti:

  • Nuk duhet të postoni fyerje, deklarata të turpshme, përmbajtje pornografike ose çdo lloj gjëje tjetër që mund të ofendojë dinjitetin njerëzor.
  • Nuk duhet t'i dëmtosh vizitorët e tjerë të faqes duke instaluar viruse kompjuterike dhe programe të tjera dëmtuese.
  • Nuk duhet të postosh përmbajtje kequdhëzuese, ngacmuese, kërcënuese, diskretituese ose persekutuese.
  • Nuk duhet t'i bezdisësh të tjerët duke u përpjekur t'i bindësh të ndjekin rrugën tënde politike a fetare. Përdorimi i tepruar i simboleve fetare apo kombëtare nuk do të tolerohet.
  • Nuk duhet të hiqesh sikur je dikush tjetër dhe mund të postosh vetëm përmbjatje që lidhen me identitetin tënd të vërtetë.
  • Nuk mund të postosh përmbajtje të paligjshme apo që mund të nxitë sjellje që konsiderohen si sulm kriminal. Fotografitë e armëve nuk lejohen.
  • Nuk duhet të postosh përmbajtje që shkel të drejtat intelektuale apo pamore të dikujt tjetër. Kjo do të thotë se nuk mund të kopjosh materialet apo fotografitë e dikujt tjetër, pa lejen e tyre të drejtpërdrejtë.
  • Ky është versioni Shqip i Twoo. Në mënyrë që komunikimi dhe moderimi të jenë sa më të thjeshtë, ju lutem përdorni vetëm gjuhën Shqip. Ky rregull mund të mos zbatohet për citimet rastësore, poezi, tekste këngësh apo barsoleta.

Vini re!

  • Faqja mund të ketë përmbajtje që ju duket e pakëndshme.
  • Twoo ka të drejtën,por jo detyrimin të vëzhgojë anëtarët që postojnë në faqe dhe të monitorojë grindjet midis anëtarëve.
  • Twoo gëzon të drejtën të fshijë çdo përmbajtje në faqe, nëse këto nuk përputhen me Kushtet e Përdorimit, ose nëse janë të dëmshme për kompaninë apo për palë të treta.
Siguria

Nëse postoni dhe/ose u zbuloni anëtarëve të tjerë informacione konfidenciale apo private rreth vetes tuaj, atëherë për këtë mbani përgjegjësi vetëm ju.

Përdorimi i hyrjeve, fjalëkalimeve dhe/ose çdo kodi tjetër hyrës (që nga ky çast i referuar si "të dhëna hyrjeje") është përgjegjësi e plotë e vetë përdoruesit. Përdoruesit i kërkohet të ruajë fshehtësinë dhe sigurinë e të dhënave të hyrjes. Përdoruesit i kërkohet të informojë menjëherë Twoo për dëmtimin apo abuzimin me të dhënat e hyrjes, duke dërguar një e-mail tek abuse-sq@twoo.com.

Ju bini dakord të merrni masa të arsyeshme paraprake kur ndërveproni me anëtarët e tjerë, sidomos në rastet kur pranoni të takoheni me ta jashtë rrjetit. Gjithashtu, ju bini dakord ta shqyrtoni Kodin e Sjelljes para se të filloni të përdorni faqen.

Juve ju kërkohet të raportoni në kohë çdo përmbajtje dëmtuese ose të paligjshme që gjeni tek Twoo duke shtypur butonin 'Raporto abuzimin'. Nëse Twoo e konsideron të justifikuar ankesën tuaj, çdo përmbajtje fyese do të hiqet (tekste, imazhe, informacione apo të dhëna) sapo të na paraqitet mundësia. Veprimtaritë e paligjshme mund t'u raportohen autoriteteve përkatëse.

Njoftimet dhe Shërbimi i Mesazheve

Ju bini dakort se Twoo do ju njoftojë mbi raste me rëndësi në website, aplikacionin në celular, apo postë elektronike.

Informacioni i kontaktit që vendosni duhet të jetë i saktë ose mund të mos merrni njoftime të rëndësishme. Për qëllime të shërbimeve të mesazheve dhe njoftimeve mbi shërbimet, Twoo mund të vendosë një shirit njoftues përmes faqeve të saj, që t'ju njoftojë ndryshime të caktuara, si ndryshimet në këtë Marrëveshje.

Në të kundërt njoftimi mund të konsistoj në një postë elektronike nga Twoo të një adrese poste që është bashkangjitur me profilin tuaj.Ju gjithashtu bini dakort se Twoomund të komunikoj me ju nëprmjet profilit tuaj të Twoo apo nëprmjet mjeteve të tjera ku përfshihet [osta elektronike, numëri i celularit apo telefonit i profilit tuaj të Twoo apo shërbimeve të tjera të lidhura me Twoo.

Ju lutem rishikoni Parametrat që të kontrolloni se çfarë mesazhesh merrni nga Twoo. Ju e dini dhe bini dakord se ne s'kemi përgjegjësi lidhur me apo lindur nga pamundësia juaj për të ruajtur kontaktin apo informacione të tjera, duke përfshirë, por jo duke u kufizuar, pamudësinë tuaj për të marrë informacione jetike.

Përgjegjësitë

Faqja është thjesht një platformë ku anëtarët postojnë informcaione rreth vetes dhe u lejohet të njihen me anëtarë të tjerë. Twoo aktualisht nuk organizon takime dhe nuk mundëson këshilla mbi marrëdhëniet apo çiftimet. Edhe pse infrastruktura e faqes mundësohet nga Twoo, shumica e përmbajtjes mundësohet nga anëtarët. Twoo nuk mund të mbahet si përgjegjëse për çfarëdo sjellje të anëtarëve të saj ose nëse shërbimet e saj nuk i përmbushin pritshmëritë tuaja. Twoo nuk mundëson garanci të plota dhe të drejtpërdrejta në lidhje me sigurinë, parrezikshmërinë apo vazhdimësinë e këtij shërbimi.

Twoo nuk ka kontroll mbi cilësinë, pajtueshmërinë ose sigurinë e anëtarëve apo mbi vërtetësinë, detajimin apo përplotërinë e çdo postimi në faqe. Ju e pranoni që, pavarësisht ndalimeve të vendosura tek Kushtet e Përdorimit, përmbajtje të postuara në faqe mund të jenë të pasakta ose mashtruese.

Edhe pse Twoo bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të siguruar një faqe që punon mirë dhe me sa më pak gabime, natyra e internetit në përgjithësi dhe e programeve në veçanti nuk e mundësojnë një aktivitet të vazhduar dhe pa asnjë gabim.

Ju e njihni dhe e pranoni që përgjegjësitë kontraktuale dhe jashtë-kontraktuale të Twoo janë të kufizuara ndaj dëmeve të drejtpërdrejta, deri në një sasi maksimale të barasvlerëshme me shuma të vogla si në vijim:

  1. Tarifa e plotë e anëtarësimit që është paguar nga ju në dymbëdhjetë (12) muajt paraprirës së ngjarjes që solli dëmin; ose
  2. Maksimumi 20 €

Në asnjë rrethanë Twoo nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëm të tërthortë apo që rrjedh logjikisht për shkak të sjelljes suaj apo kujtdo tjetër në lidhje me përdorimin e faqes, përfshirë këtu (pa asnjë kufi) edhe stres emocional, humbje mundësish, humbje të dhënash, humbje kohe të shpenzuar dhe/ose çdo dëm tjetër që vjen nga komunikimet ose takimet me anëtarë të tjerë që i keni njohur nëpërmjet faqes sonë.

Mospranimet dhe kufizimet e mësipërme të përgjegjësisë nuk janë në fuqi në rastet e neglizhencës së plotë, mashtrimit apo neglizhencës së qëllimshme nga ana e Twoo. Nëse lejohet nga ligjet në fuqi,do të përjashtohen edhe përgjegjësitë ndaj dëmtimeve fizike apo vdekjes.

Ju pranoni të na dëmshpërbleni në rastet e padive të palëve të treta (përfshirë shpenzimet ligjore të paguara nga ne) kur këto lindin dhe/ose lidhen me përdorimin tuaj të faqes, me informacionin dhe/ose të tjera materiale që janë postuar në faqe nga ju apo që lindin për shkak të thyerjeve të kontratës.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Ju garantoni dhe siguroni që informacioni i postuar në profilin tuaj është postuar nga ju dhe ju jeni i vetmi autor i këtij profili. Kur fusni të dhëna që dihet se do të shihen nga anëtarët e tjerë, kur përfshihen, por nuk kufizohen vetëm në, tekst fotografi, peisazhe, piktura ose grafika për një profil, një përshkrim fotografie, etj., ju i jepni Twoo një leje të pakufizuar për të përhapur, përdorur, shqyrtuar, përkthyer ose modifikuar këto të dhëna.

Markat e regjistruara, logot, grafikat, fotografitë, animimet, videot dhe tekstet që shfaqen në https://www.twoo.com janë pronësi intelektuale e Twoo dhe nuk mund të riprodhohen, përdoren, publikohen, shpërndahen, shiten apo shfaqen pa lejen paraprake me shkrim të Twoo.

Homepage photo © 2009 Jim Sher

Ligje në fuqi dhe gjykatat përkatëse

Marrëveshja do të qeveriset nga ligji belg, pa referenca në ligjin e shtetit përkatës. Në çdo rast përplasjeje që lidhet me Marrëveshjen apo përdorimin e faqes, juridiksioni do t'i përkasë gjykatave të Gentit në Belgjikë, nëse nuk përcaktohet ndryshe nga legjislacioni për mbrojtjen e konsumatorit.

Kredite

Kreditet skadojnë 91 ditë pas blerjes (por jemi të sigurt se deri atëherë do t'i keni përdorur!). Nëse merrni kredite falas apo promocionale, ato mund t'i zhvlerësojmë në çdo kohë. Nëse fshini profilin tuaj (nuk do të na e thyenit zemrën tani, apo jo?!) ose nëse Twoo i jep fund profilit tuaj (sepse ti je sjellë shumë keq!), ju do t'i humbni të gjitha kreditet.

Ndryshime të këtyre Kushteve të Përdorimit

Twoo mund t'i ndryshojë këto kushte në çdo kohë. Versionet e modifikuara do të hyjnë në fuqi tridhjetë (30) ditë pas publikimit të tyre në faqe dhe fakti që vazhdoni ta përdorni faqen do të tregojë se e keni pranuar versionin e ri. Nëse ndryshimet ndikojnë negativisht në një shërbim, për të cilin keni paguar, keni të drejtën ta anuloni këtë shërbi, dhe të përfitoni një rimbursim në proporcionin e duhur, gjithmonë nëse na njoftoni brenda periudhës tridhjetë ditore të sipërpërmendur.