Guidë për sigurinë online
  • Guidë për sigurinë online
  • Policia

Udhëzuesi për sigurinë në linjë ose jashtë linjës

Tek Twoo, e marrim shumë seriozisht sigurinë e përdoruesve tanë. Ne vazhdimisht i moderojmë të gjitha profilet, fotot dhe gjuhën e përdorur në faqe dhe bëjmë gjithçka mundemi që të ruajmë të dhënat tuaja. Sidoqoftë ne e mendojmë të nevojshme t'ju kujtojmë që siguria në linjë është përgjegjësia juaj gjithashtu. Kështu që bëni kujdes dhe mendoni para se të veproni. Ruajeni profilin tuaj!

Kontaktet e Informacionit dhe të Raportimit të Abuzimeve

Ju lutemi të na informoni për çdo shkelje që mund të hasni. Raportoni çdo përndjekje, ngacmim seksual, profile fallco, etj, në mënyrë të menjëhershme! Bllokoni cilindo shkelës në mënyrë që të mos ju kontaktojë më dhe na vini në dijeni që ta bllokojmë profilin e këtyre shkelësve nga faqja e Twoo. Twoo ia kalon të gjitha rastet e abuzimit serioz autoriteteve përkatëse.

Siguria në linjë

Ja disa këshilla që mund t'ju ndihmojnë të mbroni veten dhe të mos shndërroheni në pre të dikujt me synime të ulëta.

  • Ruaj sigurinë e profilit.

    Zgjidh një fjalëkalim të fortë dhe ruaj sigurinë. Ne rekomandojmë fort që ta ndërroni rregullisht fjalëkalimin. Kurrë mos përçoni te të tjerë e-maile nga Twoo, pasi linqet në e-mailet tona, të çojnë drejt e në profilin tënd.

  • Besojini instiktit tuaj të brendshëm.

    Instikti juaj është një vegël e fuqishme që ju ndihmon të vendosni kur të vazhdoni marrdhënien me dikë më tej ose kur te ktheheni dhe ti largoheni asaj marrdhënie. Në qoftë se ju e ndjeni që diçka nuk shkon, me siguri diçka nuk është në rregull.

  • Mos i jepni shumë shpejt detajet tuaja personale.

    Mos jepni menjëherë asnjë informacion personal, si adresa e shtëpisë tuaj apo vendi i punës. Përdorni një celular, një shërbim telefonik anonim ose Skype nëse dëshiron të bësh telefonata, por mos jep numrin e telefonit tënd të shtëpisë.

  • Mbani gjithmonë parasysh etiketën e rrjetit dhe tregohuni i sjellshëm me të tjerët!

    Fakti që dikush nuk ju pëlqen nuk ju jep të drejtën të silleni keq me ta.

Takimet jashtë linje

Twoo i ndihmon njerëzit të krijojnë marrdhënie por gjithashtu i inkurajon ata të kujdesen për veten e tyre. Para se të vendosni të takoni dikë që keni njohur në linjë, merrni në konsideratë disa udhëzime që do t'ju ndihmojnë me takimin e parë.

  • Mos u nxitoni.

    Mos u nxitoni të takoni mikun tuaj jashtë linjës dhe mos lejoni askënd t'ju nxitojë. Kaloni ca kohë duke e njohur njëri tjetrin në linjë para se të flisni në telefon ose të takoheni në person.

  • Takimin e parë lejeni në një vend publik.

    Nqs takoheni, bëjeni në një vend ku njerëz të tjerë mund t'ju shohin. Njoftoni dikë për kë po takoni dhe ku po shkoni. Kujdesuni vetë për transportin tuaj: nuk është një ide e mirë të futeni në makinën e dikujt që nuk njihni.

  • Jini të kujdesshëm kur takoni një mik që keni njohur në internet në person.

    Nqs ndjeni që diçka nuk shkon largohuni. Mos u bazoni plotësisht në fotot që shihni në linjë. Ne i moderojmë profilet me sa kemi mundësi, por mund të kenë përdorur një foto të vjetër ose të dikujt tjetër.

Siguria e shëndetit

Neve tek Twoo na intereson shumë mirëqënia e komunitetit tonë. Kemi bërë një listë me disa këshilla të rëndësishme mbi higjenën seksuale që duhet të merren në konsideratë kur krijoni një marrdhënie.

  • Jini të hapur e të ndershëm.

    Komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe e folurit haptas mbi seksin dhe pasojat e mundshme që vijnë tregon që ju e respektoni veten tuaj si dhe partnerin. është shumë e rëndësishme që të diskutoni mbi cështje si mbrojtja, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, etj. Shumë nga këto sëmundje janë të kurueshme kështu që për të evituar të infektuarit, ose ri-infektuarit, është e rëndësishme të jeni të ndershëm me partnerin tuaj.

  • Mbrojeni veten tuaj.

    Përdorni masa mbrojtje për të ulur rrezikun e kalimit ose marrjes së një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Prezervativët duhen përdorur vazhdimisht që të jenë sa më efektiv.

  • Informohuni.

    Njohuria është e fuqishme. Informohuni mbi sëmundjet e ndryshme që transmetohen seksualisht, simptomat e tyre dhe si ato ngjiten.

  • Jini të kujdesshëm.

    Disa nga këto sëmundje nuk tregojnë shenja menjëherë. Këshillohen testime të vazhdueshme dhe ka shumë opsione për këto testime. Pyesni doktorin tuaj për më shumë.

  • Keni nevojë për ndihmë?

    Ka shumë organizata lokale që ofrojnë mbështetje dhe informacion. Gjej qendrën lokale të informacionit, nëse ke pyetje mbi gjininë, seksualitetin, planet familjare dhe sjellje të papranueshme ose fol me GP tonë.