Deklarata e Privatësisë

Data e hyrjes në fuqi: 08/30/2016

Faqja zotërohet nga Massive Media Match NV, një kompani e regjistruar në Gent të Belgjikës, me numër regjistrimi 0537.240.636.

Kjo Deklaratë Privatësie u krijua me synimin që t'ju tregojmë angazhimin tonë serioz ndaj të drejtave tuaja të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave. Twoo i proceson të dhënat tuaja personale me kujdes, arsye e qëllim për t'ju mbrojtur dhe konform kësaj Deklarate Privatësie e rregullave strikte të legjislacionit belg e evropian në lidhje me ruajtjen e të dhënave personale.

Kjo Deklaratë Privatësie është pjesë e Kushteve të përdorimit të Twoo dhe duhet të lexohet me kujdes. Ajo specifikon të drejtat tuaja dhe shpjegon se si mund t'i ushtroni ato. Çdo përdorim i faqes së internetit implikon pranimin e të gjithë Deklaratës së Privatësisë.

Llojet e të dhënave personale që mbledhim
  • Informacion publik i ngarkuar nga ju:

    • Informacion në profilin tuaj, fotografitë ...
    • Mesazhet e dërguar ndaj përdoruesve të tjerë.
  • Informacion privat i ngarkuar nga ju:

    • Të dhëna administrative dhe të parametrave, si emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi.
    • Parametrat e tua.
  • Historiku dhe regjistri i hyrje-daljeve

    • Ora, data dhe URL i të gjitha faqeve Twoo që keni vizituar.
    • Kërkimet që keni bërë në faqe.
    • Informacion teknik në lidhje me programin tuaj të internetit dhe kompjuterin.

Gjatë regjistrimit (dhe më pas), mund të na jepni informacion rreth emrit, adresës së e-mailit, gjinisë, datës së lindjes vendndodhjes dhe sipas dëshirës edhe rreth disa detajeve që lidhen me ju. Me përjashtim të gjinisë dhe ditëlindjes, detajet e profilt tuaj në Twoo mund t'i modifikohen në çdo kohë që dëshironi.

Nëse dëshironi të shtoni informacione rreth vetes, në mënyrë të drejtpërdrejtë ju na jepni leje që ta përdorim këtë informacion sipas përshkrimit në Deklaratën e Privatësisë.

Çfarë bëjmë ne me të dhënat tuaja personale?

Ne i përdorim të dhënat tuaja personale për të:

  • Publikojeni informacionin që keni ndërmend ta bëni publik, sipas kushteve që keni përcaktuar tek parametrat.
  • Mundësojini vetes përdorimin e saktë të faqes, bashkërenduar me parametrat tuaj.
  • Bën administrim të përgjithshëm të atyre që shohin profilin.
  • Ju dërgon komunikimiet rreth faqes, si edhe rreth produkteve e e shërbimeve të tjera.
  • Ju mundëson reklama që shkojnë për shtat me profilin tuaj.
  • Heton mashtrimet dhe shkeljet që i bëhen Kodit të Sjelljes.
  • Krijon statistika anonime të (përdoruesve të) faqes, për të përmirësuar faqen ose për t'ju dhënë informacione statistikore palëve të treta.
  • Regjistrohu dhe shfaqe profilin tënd në website të tjera të Massive Media Match NV ose kompanitë e saj motra, bija apo qendrore.

Ju mund të dëshironi t'ju dërgojmë e-maile me njoftime rreth meaazheve të reja ose për çështje që lidhen me faqen. Ju mund të zgjidhni t'i merrni ose jo këto mesazhe tek "Parametrat" tuaj.

Duke u regjistruar në këtë faqe, ju jeni të ndërgjegjshëm dhe bini dakord që të dhënat e profilit dhe të tjera informacione që vini në dispozicion, përfshirë edhe të dhënat tejet perosnale, mund të shihen edhe nga njerëz të tjerë jashtë Belgjikës. Ju lutem, vini re se vendet jashtë Evropës mund të kenë standarte më të ulta të mbrojtjes së të dhënave karahasuar me Belgjikën.

Si ndahen me palët e treta të dhënat tuaja personale.

Palët e treta mund të shohin të gjitha informacionet që i keni bërë publike, sipas kushteve të caktuara tek parametrat tuaj të privatësisë.

Ne i urrejme mesazhet spam po aq sa edhe ju. Adresën tuaj të e-mailit nuk e ndajmë kurrë me një palë të tretë.

Informacion statistikor ose anonim rreth përdoruesve tanë mund të përdoret për qëllime marketingu ose promocional. Në raste të tilla, ne kurr nuk japim informacione që mund të përdoret për identifikimin personal të individëve.

Ne nuk ndajmë të tjera të dhëna personale me palë të treta, vetëm nëse ju nuk jepni leje të drejtpërdrejtë. Gjithsesi, ne mund t'i japim të dhënat tuaja në rastet e përdorimit të paligjshëm, kur urdhërohemi nga forcat ligjore për ta bërë këtë ose kur duam të mbrojmë të drejtat tona.

Gjurmët e regjistrimit dhe të shikueshmërisë së faqes

Faqja përdor gjurmimet për t'ju identifikuar si përdorues të faqes, për të kujtuar gjuhën tuaj të preferuar dhe për të lehtësuar lundrimin në faqe. Ju mund t'i çaktivizoni gjurmët në programin tuaj të internetit, edhe pse disa pjesë të faqes nuk do të funksionojnë saktë nëse e bëni këtë.

Kohëzgjatja e ruajtjes së informacionit dhe vendruajtja

Twoo zbaton këto kohëzgjatje të ruajtjes së informacionit:

  • Informacion të ngarkuar nga ju: që ruhet deri në 6 muaj pasi ju e fshini këtë informacion ose profilin tuaj. (Vini re: ju mund ta fshihni profilin tuaj në çdo kohë. Nëse nuk hyni në profilin tuaj për më shumë se 6 muaj, profili juaj mund të fshihet automatikisht.)
  • Historia dhe regjistri i hyrje-daljeve: ruhet për një periudhë 6 mujore pasi është krijuar njësia e historisë ose regjistri i hyrje-daljes.
  • Gjurmët: gjurmët e përdorimit të faqes kanë një jetëgjatësi maksimale prej 100 ditësh.

Të dhënat tuaja personale mund të ruhen në një vend që ndodhet jashtë BE.

Masat e sigurisë

Masat e sigurisë të ndërmarra nga Twoo parandalojnë humbjen, keqpërdorimin dhe ndrushimin e informacionit që ndodhet nën kontrollin tonë. Twoo përpiqet të përdorë standardet e industrisë për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit tuaj personal. Meqenëse "siguria e përkryer" nuk ekziston në internet, specialistët tanë në Twoo punojnë shumë që të mundësojmë sigurinë tuaj më të lartë online.

Të drejtat tuaja

Ju mund të hyni sa herë të doni tek të dhënat tuaja personale falas (dhe t'i korrigjoni ose të kërkoni t'jua korrigjojnë, aty ku e shikoni të arsyeshme). Ju lutem përditësojini sipas nevojës të dhënat tuaja, nëse ato ndryshojnë.

Ju mund të mos pranoni të përdoren të dhënat tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.

Deklarata për Do Not Track

Do Not Track ('DNT') është një preferencë privatësie, që pvrdoruesit mund ta përcaktojnë në shfletuesit e tyre të internetit. DNT është një mënyrë, që përdoruesit të informojnë faqet dhe shërbimet se nuk dua që disa informacione të marra gjatë kontrollit të faqes, të mblidhen me kalimin e kohës dhe përmes faqeve ose shërbimeve online. Ne jemi përkushtuar t'ju japim zgjidhje me kuptim, mbi informacionet që mbledhim. Gjithsesi, ne nuk njohim ose nuk i përgjigjemi asnjë sinjali DNT, pasi industria e internetit ende po punon të përcaktojë se çfarë do të thotë DNT, çfarë do të thotë të pajtohesh me DNT dhe një qasje e përbashkët reagimi ndaj DNT.

Kontrolli mbi fjalëkalimin tuaj

Mos ia tregoni fjalëkalimin tuaj ose të ndani të njëjtin fjalëkalim me një palë të tretë. Ruajtja e fjalëkalimit është përgjegjësi e juaja.

Nëse jua kanë zbuluar ose vjedhur fjalëkalimin, ndërrojeni menjëherë atë nëpërmjet Parametrave. Ju lutem na informoni për thyerjen e privatësisë ose abuzimin me të dhënat e hyrjes, duke na dërguar një e-mail në abuse-sq@twoo.com.

Ne ju rekomandojmë me këmbëngulje që vazhdimisht ta ndërroni fjalëkalimin tuaj. Zgjedhja e një fjalëkalimi të sigurt do të ulë rrezikun e hyrjes së paautorizuar në profilin tuaj.

Importimi i kontakteve tuaja

Në disa vende Twoo u ofron anëtarëve një mjet të thjeshtë për të importuar konktatet e tua të postës që të regjistrohen në Twoo. Nëse vendosni të importoni kontaktet, ju konfirmoni që ju kanë dhënë miratimin për ta bërë këtë dhe ju pranoni që një ftesë automatike me e-mail e një përkujtesë t'ju dërgohet për llogarinë tuaj ndaj kontakteve që keni zgjedhur. Twoo ruan detajet e kontakteve të miqve tuaj vetëm për qëllime të lidhjes automatike të tyre me ju pas regjistrimit.

Twoo nuk i shet adresat e e-mailit ose t'i përdorë ato për të dërguar tjetër lloj komunikimi veç ftesave. Kontaktet tuaja mund të shtypin lidhjen e çregjistrimit në e-mailin e ftesës, për të parandaluar marrjen e ftesave të tjera nga Twoo.

Ndryshime të kësaj Deklarate Privatësie

Ne ruajmë të drejtën ta modifikojmë në çdo kohë këtë Deklaratë Privatësie. Çdo ndryshim i kësaj Deklarate Privatësie do të postohet në këtë faqe interneti, në mënyrë që të jeni gjithmonë në dijeni të informacioneve që ne mbledhim, si i përdorim ato dhe nën cilat rrethana i bëjmë publike.

Versionet e modifikuara do të hyjnë në fuqi tridhjetë (30) ditë pas datës së publikimit në faqe.