Kodi i Sjelljes

Ne duam që të gjithë përdoruesit ta shijojnë të sigurt dhe me përgjegjësi Twoo. Ndaj ju kërkojmë të lexoni dhe të pajtoheni me Kodin e Sjelljes dhe Kushtet e Përdorimit. Dhe mbi të gjitha, të bëni qejf!

Çfarë mund të bëni në Twoo
  • Ngarkoni vetëm fotot dhe tekstet tuaja.

    Ne e marrim shumë seriozisht çështjen e të drejtave të autorit. Nëse ju nuk jeni zotëruesi i një fotografie ose teksti, mos e postoni atë. Në fund të fundit, nëse përfundoni të njiheni me dikë, ata në fund do ta zbulojnë se nuk jeni ylli që kishin parë në fotografi. Dhe kjo do të ishte shumë e sikletshme, apo jo?

  • Ndani në mënyrë të barabartë!

    Vishuni bukur dhe ngarkoni fotografitë tuaja më të mira. Bëni qejf dhe na tregoni gjithçka. Tregojuni edhe miqve tuaj. Tregojini gjithë botës. por hej, mos i bezdisni të tjerët me mesazhe spam: askujt nuk i pëlqen kjo lloj bezdisje!

  • Bëj kujdes!

    Mendohu para se të postosh diçka, mendohu para se të njohësh dikë dhe mendohu rreth vendit se ku do të takoheni, Një vend i humbur në pyll nuk duket ide fort e zgjuar, ë?

  • Ndiq udhëzuesit tanë.

    Ne e dimë që moderatorët mund të jenë të mërzitshëm. Por kujdes, nëse nuk doni të ndiqni rregullat tona, shkoni dhe hapni një faqe tuajën! Twoo, si çdo marrëdhënie e mirë, është ndërtuar mbi bazën e respektit: respekt ndaj përdoruesve tanë, për njëri-tjetrin dhe për moderatorët tanë.

Çfarë s'mund të bëni në Twoo
  • Mos ngacmo ose bezdis me mesazhe spam përdoruesit e tjerë.

    • Mos publiko ose dërgo mesazhe apo fotografi që kanë përmbajtje dëmtuese, kërcënuese, kequdhëzuese, diskretituese, gërnjare, agresive, raciste, vulgare, denigruese, të pamoralshme, fyese, dhunuese, të turpshme apo pornografike.
    • Mos dërgo mesazhe spam, mos u përpiq të rekrutosh votues, mos dërgo reklama të padëshiruara apo letra zinxhir dhe mos e përmbyt të tjerët me mesazhe apo tekste tej mase të gjatë.
  • Mos u shit lirë.

    • Mos posto tekste dhe fotografi pornografike.
    • Mos ofro shërbime prostitucioni ose shoqërimi në faqen tonë.
    • Mos bëj të pamundurën për t'u rënë në sy të tjerëve. Ti je më mirë se shumë të tjerë!
  • Mos bëj asgjë të jashtëligjshme në faqen tonë. Ne do t'ju raportojmë tek autoritetet nëse bëni diçka të tillë.

    • Mos postoni vërejtje ose fotografi raciste dhe mos abuzoni me njerëzit, për shkak të preferencave të tyre seksuale.
    • Mos ofroni shërbime prostitucioni ose shoqërimi. Mos u përfshini në pornografinë e fëmijëve dhe sodomi.
    • Mos publikoni përmbajtje për të cilat ju nuk zotëroni të drejtat e nevojshme të pronësisë. Vetëm ju jeni njeriu përgjegjës për ato që postoni. Twoo nuk mund të mbajë përgjegjësi nëse ju publikoni materiale të drejtat e të cilave nuk i gëzoni. Twoo do të vendosë sanksione nëse njoftohet se keni postuar përmbajtje që thyejnë të drejtat e palëve të treta.
    • Mos u përpiqni të piratoni Twoo apo profilin e dikujt tjetër në Twoo. Po të kryeni një sulm të tillë, rrezikoni një dënim me burg dhe/ose gjobë monetare.

Po të mos ndiqni këto udhëzime do të paralajmëroheni ose do të bllokoheni nga hyrja në faqe. Ju lutem mbani parasysh se nuk jemi të detyruar t'ju njoftojmë para se ta bëjmë këtë të fundit. Në raste grindjesh të rënda, ne do t'jua bllokojmë menjëherë profilin, duke mos jua dhënë më mundësinë të hyni në profilin tuaj.

Këto udhëzime kanë si synim ta ruajnë Twoo si një vend gazmor dhe miqësor për të gjithë përdoruesit. Nëse nuk bini dakord me to, ju lutem bashkojuni një faqeje tjetër ose krijoni faqen tuaj.

Keni ankesa?

Ju mund t'i raportoni të gjitha rastet e abuzimit duke shtypur butonin 'Raporto abuzimin'.